Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis përgatitjet intensive për Ligën Europiane 2026
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis përgatitjet intensive për Ligën Europiane 2026
Projekti Ri (16)
14/05/2026 - 20:55
Linku u kopjua

Kombëtarja A e Kosovës në volejboll (vajzat) ka hyrë në një fazë intensive përgatitore në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, si parapërgatitje për garat në CEV Volleyball European League 2026.

Nën udhëheqjen e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit teknik, ekipi po zhvillon stërvitje dy herë në ditë, me fokus të veçantë në përgatitjen fizike dhe harmonizimin taktik.

Vashat dardanë do të kenë një agjendë të ngjeshur gjatë muajit qershor, ku do të përballen me disa kundërshtarë të fortë evropianë:

  • 6 qershor: Kosova – Spanja
  • 7 qershor: Bosnja dhe Hercegovina – Kosova
  • 12 qershor: Kosova – Greqia
  • 14 qershor: Portugalia – Kosova
  • 19 qershor: Mali i Zi – Kosova
  • 21 qershor: Kosova – Hungaria

Synimi i stafit teknik dhe i volejbollisteve mbetet një paraqitje sa më konkurruese dhe rritja e nivelit të lojës kolektive në prag të këtyre sfidave zyrtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026