FBK përfaqësohet në nivel të lartë në Asamblenë e FIBA Europe
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
FBK përfaqësohet në nivel të lartë në Asamblenë e FIBA Europe
Federata e Basketbollit e Kosovës do të përfaqësohet në nivel të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, e cila do të mbahet më 15 maj dhe 16 maj në Reykjavik.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, do të marrin pjesë në aktivitetet kryesore të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për basketbollin evropian.
Sipas agjendës, më 15 maj, Dushku do të jetë pjesë e Takimit të Sekretarëve të Përgjithshëm, ndërsa Fetahu, në cilësinë e anëtarit të Bordit, do të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Europe. Ndërkaq, më 16 maj, të dy do të përfaqësojnë FBK-në në Asamblenë e Përgjithshme, ku pritet të diskutohen çështje kyçe që lidhen me zhvillimin e basketbollit në Evropë dhe më gjerë.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kosovës në këtë forum ndërkombëtar konsiderohet me rëndësi të veçantë për forcimin e bashkëpunimit me federatat tjera, rritjen e interesave të sportit vendor në arenën ndërkombëtare.
Kjo paraqitje konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të FBK-së për integrim dhe përfaqësim dinjitoz në strukturat më të larta të basketbollit evropian.
KosovaPress