Gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Sami Khedira, do të rikthehet te Real Madridi për t'u bërë pjesë e stafit teknik të trajnerit José Mourinho.
Khedira do të nisë punën e tij të re në korrik të vitit 2026, duke marrë kështu rolin e tij të parë zyrtar në stafin teknik të një skuadre seniore.
Sipas Romanos, roli i Khedirës si ndihmës-trajner do të shtrihet përtej pjesës taktike; ai do të shërbejë si një urë lidhëse mes zhveshtores, stafit teknik dhe hierarkisë së klubit, duke përdorur profilin e tij shumëgjuhësh dhe përvojën si kampion bote.
Mediat spanjolle si Marca e krahasojnë këtë lëvizje me rolin që Aitor Karanka kishte gjatë periudhës së parë të Mourinhos në Madrid – një ish-lojtar i besuar që njeh peshën institucionale të klubit.Khedira do të paraqitet në klub në fillim të korrikut për fazën para-sezonale, kur edhe nis zyrtarisht cikli i dytë i Mourinhos në krye të "Los Blancos".
KosovaPress