Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka marrë vëmendje të madhe nga media prestigjioze “The Guardian” pas paraqitjes së tij vendimtare me RCD Mallorca kundër Real Madridit.
Mediumi prestigjioz britanik “The Gaurdian” i ka kushtuar një shkrim të veçantë sulmuesit kosovar Vedat Muriqi, duke e përshkruar rikthimin e tij si një histori të fortë emocionale.
Sipas “The Guardian”, goli i tij në minutat shtesë ishte vendimtar jo vetëm për ndeshjen, por edhe për garën për titull në La Liga.
“Goli i tij në kohën shtesë jo vetëm që i siguroi Mallorcas një fitore jetike, por gjithashtu i dha një goditje të rëndë shpresave të Real Madridit për titull, duke nënvizuar rëndësinë e tij për ekipin.”“Muriqi ka mbajtur një pjesë të madhe të barrës sulmuese të Mallorcas këtë sezon, duke shënuar një përqindje të jashtëzakonshme të golave të ekipit dhe duke u treguar i pazëvendësueshëm në luftën për mbijetesë”.
Tutje “ The Guardian” shkruan në artikull për momentin më emocional të Muriqit i cili erdhi pas ndeshjes, kur sulmuesi kosovar nuk i mbajti dot emocionet.
KosovaPress