Këto janë rezultatet pas numërimit të 99.40% të votave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë rezultatet pas numërimit të 99.40% të votave
Tanimë janë numëruar 99.40% të votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura dje, ku partia e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 297,296 vota apo 42.92 për qind.
Sipas rezultateve në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 145,856 vota apo 21.06 për qind, ndërsa e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 121,976 vota apo 17.61 për qind.
Në vendin e katërt renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 49,705 vota apo 7.18 për qind.
Krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, LVV-ja ka shënuar rënie nga 49.34% në 42.92%, PDK-ja ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel (20.98% në 21.06%), ndërsa LDK-ja ka shënuar rritje të dukshme nga 13.57% në 17.61%. Edhe AAK-ja ka regjistruar rritje nga 5.66% në 7.18%.
Rezultatet mbeten preliminare, pasi ende nuk janë numëruar votat e diasporës, votat me kusht, ato të personave ne aftësi të kufizuara dhe votat e rasteve të veçanta, ku përfshihen votat e të burgosurve dhe atyre që për arsye shëndetësore nuk kanë mundur të votojnë në qendrat e votimit.
https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/results?fbclid=IwY2xjawSR9GpleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETF5VlhBWkljTEFNbkR2NVZ3c3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHo5CxUHHudJGWMcKFk-OaoZBK9p6onWusnmwwh8kqR8vYIW66KZc6llKOn59_aem_ret0ihClJ2xtU_Lt7RqmBg
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.