Këto janë ndeshjet e ditës së sotme në “Rugby Europe Sevens – Conference 2, Kosovo 2026”
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë ndeshjet e ditës së sotme në “Rugby Europe Sevens – Conference 2, Kosovo 2026”
turneu ragbi
14/06/2026 - 13:38
Linku u kopjua

Programi i ditës finale sjell përballje mjaft interesante dhe emocione të garantuara për tifozët në turneun prestigjioz “Rugby Europe Sevens – Conference 2, Kosovo 2026”.

Finalja për vendin e shtatë zhvillohet në ora 14:30, ku Kosova përballet me Greqinë, në një ndeshje ku vendasit synojnë ta mbyllin turneun me fitore.

Menjëherë pas saj, në ora 15:00, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina do të luftojnë për vendin e pestë, duke premtuar një duel të fortë ballkanik.

Në ora 15:30 zhvillohet finalja për vendin e tretë, ku Estonia përballet me San Marinon për medaljen e bronztë.

Kulmi i ditës vjen në ora 16:00 me finalen e madhe të turneut, ku Gjibraltari dhe Sllovakia do të përballen për trofeun e kampionit, në një sfidë që pritet të jetë spektakolare.

Të gjithë sytë sot janë drejt Istogut  aty ku në turneun “Rugby Europe Sevens Conference 2”, do të shkruhet historia e kampionit të ri.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026