Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për sot
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për sot
Foto Ilustruese
Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka publikuar çmimet e derivative për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës për sot është 1.49 euro-cent për litër, çmimi i benzinës është 1.39 euro-cent për litër, ndërsa i gazit 0.67 cent për litër.
Çmimi për naftën është liruar vetëm 1 cent krahasuar me ditën e hënë dhe të diel, përcjell KosovaPress.
Ndërsa, çmimet e naftës ranë të hënën në tregun ndërkombëtar, duke arritur nivelet më të ulëta në më shumë se tre muaj, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani njoftuan se kishin arritur një marrëveshje që do t'i jepte fund bllokadës amerikane të porteve iraniane dhe do të rihapte Ngushticën jetike të Hormuzit.
Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.
Lufta filloi me sulmet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin më 28 shkurt, duke e shtyrë Iranin të sulmonte Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik - si dhe duke mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe transporti për naftën dhe gazin natyror të lëngshëm në botë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.