Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
Bashkim Ramosajj
28/06/2026 - 23:10
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Mustafaj, pas vdekjes tragjike të Xhemajl Mustafajt dhe djalit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Policia e Kosovës për rajonin e Pejës konnfimon se viktimat humën jetën si pasojё e kontaktit me rrymën.

Përmes një reagimi publik, Ramosaj tha se lajmin për këtë ngjarje e ka pranuar me pikëllim të thellë.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe gjithë banorëve të Maznikut. Në këto çaste të rënda, ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe”, ka shkruar Ramosaj.

Ai po ashtu ka nderuar kujtimin e viktimave, duke shtuar: “I përjetshëm qoftë kujtimi për Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.”

Babë e bir humbën jetën tragjikisht në fshatin Maznik të Deçanit, ndërsa ngjarja ka tronditur familjen, banorët e rrethinë dhe mbarë vendin.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës konfirmon se dy personat humbën jetën si pasojё e kontaktit me rrymën.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejë, Driton Rugova ka konfirmuar rastin tragjik në Deçan, i cili tha se Stacioni Policor nё Deçan me datёn 28.06.2026, rreth orёs 20:40, ёshtё njoftuar nga QKMF-Deçan, se janё pranuar dy persona tё cilёt dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën, dhe tё njëjtin janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё.

"Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se deri sa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave", tha ai.

Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente.

Lajmin për këtë ngjarje tragjike fillimisht e bëri Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Deçanit me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026