Një fotograf është arrestuar dhe akuzuar pasi dyshohet se ka vjedhur pajisjet e kamerës së një prej viktimave të sulmit me armë në plazhin Bondi në Sydney, ku humbën jetën 15 persona.
Sipas policisë, 35-vjeçari u ndalua pasi u bastis shtëpia e tij në periferi perëndimore të Sydney-t, ku u sekuestruan një kamerë, pranga dhe pajisje elektronike. Ai dyshohet se kishte vjedhur pajisjet që i përkisnin Peter Meagher, një ish-oficer policie dhe fotograf që po punonte në një event Hanukkah dhe u vra gjatë sulmit, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.
Ndërkohë, në një rast të ndarë, dy vëllezërit e “heroit të Bondi-t”, Ahmed Al Ahmed, janë akuzuar për kërcënim dhe përpjekje për shantazh ndaj tij, duke kërkuar para nga fondet e donacioneve që ai mori pasi u plagos gjatë sulmit.
Ahmed Al Ahmed u vlerësua si hero pasi ndërhyri për të ndaluar një nga sulmuesit dhe u plagos disa herë. Për të u mblodhën mbi 2.5 milionë dollarë australianë në një fushatë mbështetëse.