Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtime jashtë vendit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kërkohen sqarime për rreth 35 mijë euro të shpenzuara nga Kuvendi për udhëtime jashtë vendit
komisioni per bugjet
20/04/2026 - 17:39
Linku u kopjua

Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet deputeti i VV-sw, Valon Hoti kërkoi sqarime nga Drejtoria për Buxhet e Kuvendit lidhur me shpenzimet e Kuvendit të Kosovës për udhëtimet jashtë vendit për vitin 2025.

Sipas tij, janë diku shpenzime rreth 35 mijë euro për udhëtime zyrtare.

Kam qenë një prej deputetëve atëherë që kemi kërkuar shtyrjen e diskutimit për këtë raport, meqenëse nuk ka ardhë në formatin e duhur(tamam) edhe njëra prej arsyeve ka qenë kategoria e shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit. Edhe në raportin tjetër është kur e shohim në vitin 2025, ani pse Kuvendi nuk ka pasur funksionim të mirëfilltë, zyrtarët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar diku 35 mijë euro për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Edhe meqenëse e kemi këtu edhe zëvendëskryeministrin (zëvendësin), edhe sekretarin, do të kërkoja sqarim për këto udhëtime”, tha Hoti.

Drejtori për Buxhet dhe Pagesa në Kuvend Ismet Azemi lidhur me këtë u shpreh se shumica e udhëtimeve janë takime ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2025 ka pasur një numër të caktuar të udhëtimeve të stafit të administratës së Kuvendit, të cilat janë listuar edhe në raportin e cituar më parë. Ka pasur udhëtime nga stafi i administratës nën mbështetjen të legjislacionit të Parlamentit Evropian në janar të vitit 2025. Kanë qenë disa udhëtime në Parlamentin Evropian nga Komisioni i Kuvendit që kanë shkuar si shoqërues të legjislacionit të Kuvendit. Ka pasur marrëveshje mes Parlamentit të Austrisë dhe Parlamentit të Kosovës, ku zyrtarët e administratës aplikojnë për pjesëmarrje në trajnime në Parlamentin e Austrisë, ka qenë një rast i tillë”, tha Azemi.

Tutje Azemi njoftoi edhe pwr udhëtimet nga ana e administratës së Kuvendit.

Pastaj në Parlamentin Evropian kanë qenë dy udhëtime nga administrata e Kuvendit, edhe kanë qenë disa udhëtime me projektin për përmirësimin e qeverisjes parlamentare në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga organizata OPS. Me këtë fondacionin OPS ka pasur një marrëveshje me Parlamentin e Kosovës, vitet e fundit kanë qenë disa udhëtime jashtë vendit edhe kanë mbajtur trajnime për staf të administratës në Maqedoninë e Veriut”, tha Azemi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026