Harry Kane ka vlerësuar karakterin e Bayernit pas humbjes 5-4 në Paris, duke theksuar se skuadra e tij mbetet plotësisht në lojë për kualifikim.
"Pamë dy skuadra të nivelit shumë të lartë në sulm. Penalltia e tyre ishte e ashpër, por ne mund ta kishim 'mbytur' lojën më herët. Luftuam fort dhe ia dolëm të kthehemi sërish në garë; mendoj se mbrojtja ishte mahnitëse edhe pse u shënuan nëntë gola, thjesht sulmuesit dolën fitues sot," u shpreh kapiteni anglez për Amazon Prime.
"Në 'Allianz Arena' shkojmë pa asgjë për të humbur. Jemi në kulmin tonë kur luajmë me intensitet dhe fizik. Çdo gjë do të varet nga kush do t'i shfrytëzojë momentet javën tjetër, por me tifozët tanë pas nesh, shpresojmë që ata të na shtyjnë drejt finales," përfundoi sulmuesi i Bayernit.
KosovaPress