Po e ngiste makinën në magjistrale, dikush ia qëllon makinën me dy plumba
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Po e ngiste makinën në magjistrale, dikush ia qëllon makinën me dy plumba
policia-e-kosoves-naten
Foto Ilustruese
13/04/2026 - 09:16
Linku u kopjua

Një person që ishte duke ngarë makinën e tij në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, të dielën rreth orës 22 e 25 minuta, i ndodhi diçka “e papritur”.

Derisa ishte duke lëvizur, siç ka thënë ai, kur i ka treguar policisë, një i dyshuar ka shtënë në drejtim të tij, me armë zjarri, nga një veturë tjetër në lëvizje.

Sipas policisë, ky i fundit, ka qëlluar vetëm pjesën e pasme të makinës së viktimës.

Dy gëzhoja janë gjetur dhe sekuestruar, kur njësitë e forcave të rendit kanë dal në vend të ngjarjes, njofton KosovaPress.

Rasti i kualifikuar si vrasje në tentativë, mbetet në hetime. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026