Jusuf Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do të ndahen 100 eurot për punëtorët?
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Jusuf Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do të ndahen 100 eurot për punëtorët?
100 eurott
Foto Ilustruese
10/06/2026 - 11:58
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka kërkuar sqarim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, lidhur me afatet e ekzekutimit të pagesës prej 100 euro.

Përmes një shkrese zyrtare, Azemi tha se FSPTSPK është duke pranuar vazhdimisht pyetje se kur do të shpërndahen këto mjete, për çka dhe ka kërkuar sqarim nga qeveria në detyrë.

“Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të paraparë me këtë pako, andaj ju kërkojmë sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit e kësaj mase”, thuhet në shkresë.

Afati i fundit për aplikim nga punëtorët e sektorit privat ka qenë 5 qershori.

Më 22 maj, Qeveria në detyrë ka miratuar një pako të re për përballje me inflacionin, përmes së cilës do të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, studentët aktivë dhe punonjësit e sektorit joprivat.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026