Bitcoin rrit dominimin në treg dhe afrohet me nivelin 80 mijë dollarë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bitcoin rrit dominimin në treg dhe afrohet me nivelin 80 mijë dollarë
Bitcoinn
Foto Ilustruese
26/04/2026 - 20:54
Linku u kopjua

Bitcoin po vazhdon të jetë në fokus të tregjeve financiare globale, duke u tregtuar rreth nivelit 77,000 - 78,000 dollarë gjatë ditëve të fundit.

Sipas analizave të tregut, kjo stabilitet relativ vjen kryesisht nga rritja e investimeve institucionale, veçanërisht përmes ETF-ve të Bitcoin në SHBA, të cilat kanë sjellë kapital të ri në tregun e kriptomonedhave, transmeton The tech.

Ndërkohë, Bitcoin ka arritur edhe një dominim tregu rreth 60% në vitin 2026, duke lënë pas shumë kriptovaluta të tjera që kanë performuar më dobët, referuar mediave ndërkombëtare për tregjet financiare globale.

Sipas mediave financiare si Barron’s dhe MarketWatch, çmimi i Bitcoin ka kaluar edhe mbi 78,000 dollarë këtë javë, duke arritur nivelet më të larta të muajve të fundit. Rritja është nxitur edhe nga faktorë gjeopolitikë dhe rritja e gatishmërisë së investitorëve për të marrë rrezik.

Analistët paralajmërojnë se niveli prej 80,000 dollarësh mbetet një pikë kyçe psikologjike, ndërsa objektivi i ardhshëm mund të jetë rreth 85,000 dollarë, nëse trendi pozitiv vazhdon, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026