Nis aksioni njëmujor me moton “Për Malishevën e pastër”
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nis aksioni njëmujor me moton “Për Malishevën e pastër”
Malisheva1234
02/04/2026 - 14:45
Linku u kopjua

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”.

Sot ka filluar aksioni i përgjithshëm i pastrimit të ambientit në territorin e Komunës së Malishevës. Aksioni u hap në mënyrë simbolike nga kryetari i komunës, Ekrem Kastrati, i cili theksoi se, përveç ngritjes së vetëdijes për ruajtjen e ambientit, muaji prill është shpallur edhe muaj i pastrimit të ambientit.

Sipas tij, synimi është që Malisheva të shndërrohet në komunën më të pastër në vend. Për këtë qëllim është formuar edhe një task-forcë e posaçme, e cila drejtohet nga nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi.

Aksionit të sotëm, të udhëhequr nga kryetari Kastrati, iu bashkuan edhe drejtorë të drejtorive komunale, zyrtarë komunalë, përfaqësues të institucioneve lokale, përfshirë shkollat, Bashkësinë Islame dhe institucione të tjera, ndërsa mbështetje ofroi edhe njësia e “Eko-Regjionit” në Malishevë.

Muaji prill është shpallur muaj i pastrimit të ambientit dhe, me vendim të kryetarit Ekrem Kastrati, është formuar një task-forcë e përbërë nga të gjitha institucionet përgjegjëse në nivel lokal, e drejtuar nga nënkryetari Vesel Krasniqi.

Në kuadër të këtij aksioni, sot ka nisur edhe largimi i një deponie ilegale të mbeturinave inerte në rrugën Banjë-Senik, ndërsa në atë lokacion është vendosur edhe tabela që ndalon hedhjen e mbeturinave.

Me këtë rast janë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion, përfshirë edhe bizneset që në mënyrë vullnetare kanë ofruar mbështetjen e tyre me makineri për largimin e mbeturinave inerte, siç ishte rasti sot në fshatin Banjë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026