Pikërisht në orën 22:00, kur mbyllet burësa ndërkombëtare e naftës, përcaktohet edhe trendi i çmimeve të derivateve për ditën e nesërme në Kosovë.
E derisa pritet se si do të lëvizin çmimet pas këtij momenti, qytetarët në Kosovë po përballen me çmimet aktuale, të cilat sipas tyre janë rritur shpejt dhe mbeten të larta në raport me të ardhurat që kanë.
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, thotë se pavarësisht lëvizjeve të fundit, qytetarët e Kosovës po furnizohen me çmime ndër më të ulëtat në rajon, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut që ka akcizë më të ulët për karburantet.
"Sot çmimet e derivateve të naftës në tregun kosovar sillen përafërsisht 1 litër diesel 1.39 centë deri në 1.60 centë. Benzina 1.27 centë deri në 1 euro e 39, plus, minus këtu ekziston, por mund të them lirisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore. Por, Maqedonia e ka akcizën më të ulët 22 centë. Sot në Maqedoni 1.34 një litër diesel, shtoja edhe 22 centë, 1.65", thotë Berjani.
Ai ka shtuar se rritja e çmimeve lidhet me zhvillimet globale, veçanërisht pas sulmeve SHBA – Izrael në Iran.
Derisa apelon kompanitë e autobusëve të mos rrisin çmimet e biletave, pasi siç thotë ai, çmimet e derivateve do të vinë në nivelin e rënies.
Ndërkohë, qytetarët shprehen të shqetësuar për nivelin e çmimeve, duke thënë se ato janë të larta krahasuar me të ardhurat në Kosovë.
Qytetari Edan Bregubuca thotë se çmimet duhet të ulen, pasi sipas tij janë të papërballueshme për shumë familje.
"Duhet të bien çmimet, me mundësitë që kemi në Kosovë, me rrogat është pak shumë lartë. Çdo gjë që hypet është keq për neve...Mendoj se po (ka qenë veprim u ngutshëm të shtrenjtohen), këtu pak është edhe ndonjë propagandë që mezi nuk kanë pritur të shtrenjtohen pak. Kerri është edhe nevojë...Nuk kemi qare pa i shmang do lëvizje që kemi bërë që kanë qenë të panevojshme për shkak çmimit", thotë ai.
Edhe qytetari Elmi Hamiti thotë se rritja e çmimeve ka ndodhur shumë shpejt.
Ndërsa qytetari Fatmir Zogiani ngriti shqetësimin për dallimet e çmimeve ndërmjet pikave të ndryshme të karburanteve, duke thënë se sipas tij në disa raste po abuzohet me çmimet.
Po ashtu, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, është duke analizuar të dhënat lidhur me çmimet e importit dhe çmimet e ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.
Kujtojmë se më 4 mars 2026, Ministria e Industrisë, Ndërrmarësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka nxjerr njw vendim për caktimin e çmimeve tavan të produkteve të naftës. Ky vendim sipas ministres së MINT, Mimoza Kusari-Lila erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.
Ndërkaq, çmimet e naftës nw burës ranë të martën pasi presidenti amerikan Donald Trump e paralajmëroi Iranin të mos bllokojë një rrugë transporti detar thelbësore për furnizimet globale me energji.
Në tregtinë e mëngjesit në Azi, nafta e papërpunuar Brent ishte 6.5% më e ulët në 92.46 dollarë dhe Nymex Light Sëeet ra 7% në 88.15 dollarë.
Nafta kishte arritur pothuajse 120 dollarë për fuçi të hënën për shkak të frikës se lufta SHBA-Izrael me Iranin do të shkaktonte ndërprerje të gjata të furnizimeve nga Lindja e Mesme, por ra pasi Trump sugjeroi se lufta mund të mbaronte së shpejti.