Shkuarja e mundshme në zgjedhje të reja në Kosovë shihet nga njohësit e ekonomisë si një barrë e rëndë financiare dhe institucionale për vendin. Ndërsa mund të përfitoheshin rreth 100 milionë euro nga projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, politika po e çon vendin drejt një procesi zgjedhor që rrit presionin mbi buxhetin dhe pengon progresin ekonomik, raporton KosovaPress.
Për të premten ishte e ftuar një seancë parlamentare për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat mund të përmirësonin ndjeshëm jetën e qytetarëve, por vendimi për zgjedhje të reja duket se po bën që këto mundësi të ngecin në letër.
Eksperti ekonomik, Safet Gërxhaliu, vlerëson se në një kohë kur shtetet e zhvilluara përpiqen të forcojnë stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve, në Kosovë po eksperimentohet me institucionet.
Sipas tij, dështimet politike që çojnë në zgjedhje të reja përbëjnë një goditje të drejtpërdrejtë për ekonominë.
Përveç ndikimit të përgjithshëm ekonomik, Gërxhaliu thekson se zgjedhjet në vetvete kanë një kosto të konsiderueshme financiare.
Sipas tij, vetëm organizimi i zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 9 deri në 10 milionë euro. Derisa thekson se po abuzohet me paranë publike.
Ndërkaq, edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Adem Qorrolli, shprehet kritik ndaj situatës aktuale institucionale dhe ekonomike në vend.
Sipas tij, Kosova përballet me probleme serioze sociale dhe ekonomike, ndërsa qytetarët jetojnë me të ardhura shumë të ulëta.
“Kosova ka tashmë ka para vetes atë që ne e kemi paralajmëruar sepse kemi institucione që nuk e kanë dertin as sigurimit shëndetësor, as ushtrisë dhe as policisë, e as qytetarit të varfër, sepse të shkohet në zgjedhje me një pension 120 euro, me varfëri të skajshme dhe me 40 për qind të popullsisë që jetojnë në shtresën 2 euro në ditë, dhe të shkohet në zgjedhje me minus 6 milionë euro buxhet dhe paratë e shtetit të keqpërdoren në këtë mënyrë, dhe përsëri kjo kastë politike të jetë pjesë e institucioneve tona dhe qytetari jonë t'i sheh si jetesë apo t'i sheh të frymëzuar për ne, me të vërtetë do të jetë e dhimbshme dhe ne me të vërtetë jemi meritorë për këto institucione, dhe ne jemi meritorë për atë që dinë të na i bëjnë popullit dhe tarifave shtetërore, po tashmë është kuptuar që këta nuk e kanë fokusin institucional, nuk e kanë fokusin e qytetarëve, nuk e kanë fokusin e çdo lëmie që është pro probabilitetit që ne të jetojmë më mirë, ne të kemi ekonomi më të mirë dhe ne kemi të kemi zhvillim ekonomik”, thotë Qorrolli.
Qorrolli thekson se shkuarja në zgjedhje në këto rrethana, kur buxheti përballet me mungesa dhe kur qytetarët përballen me varfëri, është një vendim që mund ta rëndojë edhe më shumë situatën.
Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu tha se nuk mund të vazhdohet me votimin, meqë nuk janë prezentë 80 deputetë. Derisa ka njoftuar se menjëherë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për t’i pezulluar afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. E Osmani që është aktuale, po vlerëson su kaluan afatet andaj edhee shpalli shpëndarjen e Kuvendit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...