Klubi i volejbollit i Ferizajt “Fer Volley”, ka përmbyllur një nga sezonet më të suksesshme në historinë e tij, duke fituar katër trofe madhorë; titullin e kampionit të Kosovës, Superkupën, Kupën e FVK-së dhe Kupën e Pavarësisë.
Kulmi i këtij sezoni erdhi në finalen vendimtare të kampionatit, ku Fer Volley mposhti rivalin lokal Ferizaj me rezultat 3-1 në ndeshjen e pestë, duke fituar serinë finale me 3-2.
Megjithatë, rruga drejt këtij suksesi nuk ishte aspak e lehtë. Kryetrajneri Edon Ibrahimi duke folur për KosovaPress, theksoi se ekipi ishte ndërtuar për trofe që nga fillimi, por gjatë sezonit hasën sfida të shumta.
“Po padyshim se nga fillimi i kampionatit të sezonit, domethënë ekipi i Fer Volley-it është projektuar për të gjitha trofetë dhe padyshim që e kemi pritur, por gjithsesi pjesën e janarit ndoshta kemi pasur pak telashe, por po besoj se patjetër që ka qenë e pritur nga të gjithë ne” – tregon Edon Ibrahimi.Një nga goditjet më të mëdha për ekipin ishte largimi i organizatores Logan Case dhe disa lojtareve kyçe, që detyroi skuadrën të rindërtonte sistemin e lojës.
Përveç problemeve brenda ekipit, Ibrahimi ngriti shqetësimin edhe për ndërhyrje nga jashtë në momentet më të ndjeshme të sezonit.
“Një emocion jashtëzakonisht i madh. Faleminderit trajnerëve, shoqeve të skuadrës dhe të gjithëve që na kanë mbështetur gjatë kësaj rruge të kampionit” – tregon Raçi.
“E vështirë është, sepse pas çdo largimi të ndonjë lojtareje për arsye të veta, ecuria e lojës ka ndryshuar dhe volejbolli është zinxhir: një lojtare, nëse nuk është mirë ose nuk përshtatet me klubin, ndikon. Kështu që ka qenë jashtëzakonisht e vështirë...Ky sezon ka qenë jashtëzakonisht shumë i mirë, por edhe shumë i vështirë. Për mua është viti i dytë që jam kampione e Kosovës dhe ky vit, në të vërtetë, shijon edhe më shumë. Kam qejf të jem te ekipi im” – përfundoi Raçi.
Pavarësisht sfidave, klubi “Fer Volley”, mbajti fokusin dhe e mbylli sezonin si kampion me katër trofe.