Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit në kryeministri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit në kryeministri
Foto Arkiv
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ekipit të tij nga sot i është bashkuar ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.
Kurti tha se Mjekiqi iu bashkua për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikën e jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare, teksa shtoi se ishte kënaqësi të bashkëbisedonin me të mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat socio-ekonomike, vlerat demokratike, zhvillimet politike në vend dhe situatën e sigurisë.
“Shqipe Mjekiqi ka mbaruar studimet e doktoraturës në Shkenca Politike në Trinity College Dublin, Masterin në politikat e Bashkimit Evropian në London School of Economics dhe studimet bazë në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës. Shqipja ka një përvojë të gjatë profesionale në institucionet publike të Republikës së Kosovës në fushën e integrimit evropian dhe çështjeve të sigurisë. Aktualisht është Profesor Asistent në Kolegjin UBT dhe e angazhuar si konsulente në projekte të ndryshme që lidhen me zhvillimin dhe proceset reformuese në vendin tonë”, shkroi Kurti, transmeton KosovaPress.
Kurti po vazhdon me plotësimin e stafit dhe kabinetit të tij, ndonëse është kryeministër në detyrë. Përveç Mjekiqit, Kurti pas shpërndarjes së Kuvendit, emëroi Agon Batushën si zëvendësministër të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Hysni Mehanin zëvendësministër i Financave.
Mjekiqi i ishte bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës më 20 mars të vitit 2021, ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pati thënë për të se ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.