Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë votat e partive politike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë votat e partive politike
KQZzz
07/06/2026 - 21:32
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të rezultateve preliminare të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Nga ky proces deri në orën 21:24, KQZ ka numëruar 92,51% për qind të votave të përgjithshme.

Sipas KQZ-së, LVV deri tani ka 279,869 vota ose 43,52%, PDK-ja ka siguruar 137,838 vota ose 21,43%, LDK-ja ka 115,311 vota ose 17,93% dhe Aleanca ka 46,407 vota ose 7,22%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në ora 19:00 sipas rezultateve preliminare të siguruara nga mbi 98 për qind e vendvotimeve, pjesëmarrja në votime ka qenë 712 mijë e 148 votues  apo 36.33 për qind.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha  se në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor 2025 në të njëjtën kohë kishin votuar 899 mijë e 517 qytetarë, apo 44.99 për qind e elektoratit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026