Amerika dhe NATO i hodhën bombat e para ndaj Serbisë më 24 mars 1999.
Arsye për këtë ishte lufta në Kosovë dhe represioni i madh që forcat e Sllobodan Millosheviqit po bënin këtu, duke përfshirë masakrat e shpeshta, sikur ajo e Reçakut, në janar të po këtij viti.
Sinjalet e para që Serbia (ish Jugosllavia) do të bombardohet për shkak të Kosovës ishin dhënë, më 1991.
Një pretendim tjetër është se planet e para për këtë gjë ishin bërë qysh më 1984. Dhe për to, Beogradi ishte në dijeni.“Me fillimin e krizës në ish-Jugosllavi, më 1991, ambasadori amerikan Warren Zimmermann i kishte thënë ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Serbisë, Vladislav Jovanoviq, se nëse do të shpërthente një konflikt i armatosur në Kosovë, Serbia do të bombardohej”, ka thënë ai më herët për emisionin Reletivizacija.
Ai e pranoi se ky, megjithatë, nuk ishte indikacioni i parë për një sulm të mundshëm të Amerikës dhe të NATO-s në territorin e Jugosllavisë së atëhershme. Aleanca, sipas tij, e kishte shqyrtuar këtë mundësi edhe disa vite më parë.
“Për këtë dihej diçka edhe më herët, por ai ka shkruar për këtë dokument në mënyre decidive”, tha Krga.