I nominuari për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër para Senatit
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
I nominuari për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër para Senatit
Ambasadori
19/05/2026 - 23:02
Linku u kopjua

Nesër (e mërkurë), në orën 16:00, i nominuari nga presidenti Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të paraqitet përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, siç e do procedura për konfirmimin e tij.

Gjatë seancës dëgjimore pritet të diskutohen prioritetet dhe objektivat e marrëdhënieve SHBA dhe Shqipërisë, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s, me një karrierë mbi 34-vjeçare në strukturat ushtarake amerikane, shkruan TCH, përcjell KosovaPress.

 Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi, duke u konsideruar një figurë me përvojë të gjerë në çështjet e sigurisë dhe operacioneve ndërkombëtare.

Eric Wendt, nga Kalifornia, është nominuar më 14 prill si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026