Bie qarkullimi në sektorët e shërbimeve
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Bie qarkullimi në sektorët e shërbimeve
Euro07
Foto Ilustruese
07/07/2026 - 14:23
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat për sektorin e shërbimeve, sipas të cilave në muajin maj 2026 është shënuar rritje e numrit të të punësuarve, ndërsa qarkullimi ka pësuar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell KosovaPress.

Sipas ASK-së, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve në maj 2026 ka rënë për 4.68 për qind, krahasuar me majin 2025.

Pavarësisht rënies së përgjithshme, rritje të qarkullimit është shënuar në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 3.67 për qind, si dhe në veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 3.46 për qind.

Në anën tjetër, rënie është evidentuar në hotele me 1.55 për qind, bar-restorane me 2.82 për qind, transport dhe magazinim me 3.25 për qind, si dhe në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse me 21.81 për qind.

Ndërkohë, indeksi i numrit të të punësuarve në sektorët e shërbimeve është rritur për 4.42 për qind në maj 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Rritja më e madhe e punësimit është regjistruar në sektorin e bar-restoraneve me 5.84 për qind, pasuar nga veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 5.65 për qind, veprimtaritë botuese, prodhimin audio-vizual, transmetimin, telekomunikimin, programimin kompjuterik dhe shërbimet e informacionit me 4.63 për qind, transportin dhe magazinimin me 2.86 për qind, veprimtaritë administrative dhe mbështetëse me 2.80 për qind, si dhe hotelet me 2.38 për qind. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026