Iranianët mbajnë zi për Khamenein mes frikës nga një tjetër luftë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Iranianët mbajnë zi për Khamenein mes frikës nga një tjetër luftë
Ali
06/07/2026 - 18:08
Linku u kopjua

Mijëra pjesëmarrës u mblodhën në kryeqytetin iranian Teheran për t’i bërë nderimet e fundit ish-Liderit Suprem Ali Khamenei.

Turma rrihte gjoksin në mënyrë ritmike, ndërsa thirrjet për sfidë dhe hakmarrje jehojnë nëpër procesion.

Shumë iranianë që morën pjesë në ceremonitë mortore besojnë se, ndonëse konflikti me SHBA-në dhe Izraelin është zyrtarisht mbyllur, ai mund të rifillojë.

Sipas raportimeve, Khamenei u vra në sulme SHBA–Izrael ndaj Iranit që nisën më 28 shkurt, pas të cilave pasoi kundërpërgjigja iraniane.

Funerali i tij, i shtyrë për muaj të tërë, po mbahet si pjesë e një jave zie, me ceremoni në Teheran, Qom, si dhe në qytetet irakiane Karbala dhe Najaf, ndërsa varrimi pritet të bëhet në Mashhad.

Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm, me praninë e Gardës Revolucionare Islamike dhe ndalimin e qarkullimit të automjeteve në zonat ku po zhvillohen ceremonitë.

Në ditën e fundit të zisë publike, arkivoli i Khameneit u transportua nëpër Teheran mes një turme të madhe, ndërsa pjesëmarrësit ecën për kilometra të tërë në temperatura të larta, duke valëvitur flamuj iranianë dhe pankarta të kuqe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026