Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit
MElania Trump
10/04/2026 - 07:48
Linku u kopjua

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka mohuar lidhjet me Jeffrey Epstein, duke iu thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se çdo pretendim që i lidh ata “duhet të përfundojë sot”.

Në një deklaratë, të enjten, ajo i kërkoi Kongresit mbajtjen e seancave për të mbijetuarit e trafikimit seksual nga Epstein.

Ajo gjithashtu mohoi thashethemet online që Epstein e kishte prezantuar atë me Donald Trump, duke i quajtur ato “përpjekje të këqija për të njollosur reputacionin tim”, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Nuk kishte ndonjë paralajmërim nga zyra e saj se do të bënte një deklaratë mbi Epstein.

Ajo tha se nuk ka qenë viktimë e Epstein, me të cilin vetëm “preku rrugët” shkurtimisht në vitin 2000.

“Nuk kam pasur kurrë dijeni për abuzimet e Epstein ndaj viktimave të tij,” tha ajo. “Nuk kam qenë kurrë e përfshirë në asnjë mënyrë. Nuk kam marrë pjesë.”

Ajo gjithashtu mohoi njohjen e Ghislaine Maxëell, bashkëpunëtores së burgosur të financierit të njohur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026