Irani ka plane të reja për fushëbetejë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani ka plane të reja për fushëbetejë
Iranii21
Foto Arkiv
21/04/2026 - 10:52
Linku u kopjua

Teksa afati i armëpushimit mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin po i afrohet fundit, ende nuk ka konfirmim për bisedime të reja paqeje.

Kryetari i parlamentit iranian ka shkruar në rrjetin X se Irani ka qenë duke u përgatitur për të treguar “karta” të reja në fushëbetejë gjatë dy javëve të fundit dhe se “nuk do të pranojë negociata nën hijen e kërcënimeve”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se është nën presion për të arritur një marrëveshje, ndërsa mediat amerikane raportojnë se nënpresidenti JD Vance do të udhëtojë të martën në Pakistan për bisedime. Trump ka shtuar se është “shumë pak e mundshme” që armëpushimi dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, i cili skadon të mërkurën, të zgjatet.

Në Gjirin Persik, SHBA-ja vazhdon bllokadën e Ngushticës së Hormuzit pasi sekuestroi një anije mallrash me flamur iranian të dielën, ndërsa të dyja palët po akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Ndërkohë, një raund i dytë bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit pritet të mbahet të enjten, sipas një zyrtari amerikan, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026