Irani: Asnjë pikë e vetme nafte nuk do të kalojë përmes Hormuzit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Irani: Asnjë pikë e vetme nafte nuk do të kalojë përmes Hormuzit
Hormuz
20/07/2026 - 13:36
Linku u kopjua

Irani zotohet se asnjë “pikë e vetme” nafte apo gazi nuk do të kalojë përmes ngushticës së Hormuzit nëse vazhdon “agresioni” i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gardës Revolucionare të Iranit thotë se ka shënjestruar avionë amerikanë në aeroportin Aqaba të Jordanisë me raketa balistike.

Ajo gjithashtu pretendoi të hënën se dy cisterna nafte kishin shpërthyer dhe ishin bllokuar pasi tentuan të kalonin përmes asaj që e përshkroi si një rrugë të pasigurt jugore në ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se ato ishin inkurajuar nga ushtria amerikane për ta përdorur këtë kalim.

Deklarata e Gardës së Revolucionare Islamike nuk dha detaje për emrat e anijeve, flamujt, ekuipazhet apo viktimat, duke thënë se nuk mundi ta verifikonte menjëherë incidentin, transmeton The Guardian, përcjell KosovaPress.

Garda tha se ngushtica do të mbetet e pasigurt për sa kohë që vazhdon ajo që e quajti “agresion” amerikan në rajon, duke paralajmëruar se “ky kalim nuk do të jetë i sigurt për transportin e produkteve petrokimike, madje as edhe për një pikë të vetme nafte dhe gazi”.

Ajo gjithashtu paralajmëroi ushtrinë amerikane që të përgatitet për një “operacion ndëshkues”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026