Interpol kap të kërkuarin për 10.900 bimë narkotike në Shkodër
Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Interpol kap të kërkuarin për 10.900 bimë narkotike në Shkodër
686930675_1381238450708163_5186876262605340674_n
03/05/2026 - 12:06
Linku u kopjua

Në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe autoritetet spanjolle, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Wanted”, duke çuar në ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi të Policia e Shtetit, bëhet fjalë për shtetasin A.Z., 26 vjeç, banues në Milot, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale që lidhen me kultivimin, prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, si dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, gjatë vitit 2023, në zonën e Shkodrës – përfshirë fshatin Kir në Njësinë Administrative Pult dhe zona pranë Thethit – i dyshuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kultivuar rreth 10 900 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Sipas Policisë, falë shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit operacional ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Madrid, është bërë i mundur lokalizimi, arrestimi dhe ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026