Inspektohen 110 vendpunishte, Azemi: Gjobat ndaj pronarëve janë të buta, duhet të ashpërsohen
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Inspektohen 110 vendpunishte, Azemi: Gjobat ndaj pronarëve janë të buta, duhet të ashpërsohen
jusuf azemi
22/04/2026 - 10:30
Linku u kopjua


Aksioni i Ministrisë së Punës në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës për inspektimin e sektorit të ndërtimtarisë po vazhdon.
Sipas raporteve të 48-orëve të para, janë inspektuar 110 vendpunishte, janë ndaluar punimet në 50 vendpunishte dhe janë dhënë 33 vërejtje.

Bazuar në të njëjtat raporte, në Prishtinë janë inspektuar 12 vendpunishte, në Fushë Kosovë 10, në Ferizaj 13, në Gjilan 12, në Mitrovicë 13, në Lipjan 12, në Podujevë 11, në Drenas 11 dhe në Gjakovë 16.

E si shkaktar kryesor për vdekjet në vendin e punës, nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, po vlerësohet mungesa e vigjilencës dhe nga pakujdesia e pronarëve të kompanive ndërtimore.

“Në rend të parë është mos vigjilenca e duhur e pronarëve të kompanive në objektet e tyre, jam i bindur që pjesa dërrmuese e këtyre pronarëve hetojnë dhe e dinë se ç ka është rreziku dhe nuk i përmirësojnë këto kushte që të paktën punëtorët të mos kenë humbje të jetës në vend të punës. Fatkeqësisht viti 2025 dhe fillimi i vitit 2026 është një vit shumë i rëndë sepse kemi një normë tejet të madhe të puntorëve që kanë vdekur në vendin e punës dhe normalisht kjo vjen nga pakujdesia e pronarëve të kompanive”, tha Azemi.

Azemi thekson se 70 për qind të vekjeve në vendin e punës vijnë nga sektori i ndërtimtarë dhe mosha mesatare e viktimave është 38 vjeç.

Azemi shton se pronarët e kompanive duhet të vetëdijësohen më shumë rreth këtyre problematikave dhe çdo pronar kompanie duhet të edukohet më shumë rreth rreziqeve në vendin e punës. Sipas tij, nëse të njëjtit respektojnë Ligjin mbi Sigurinë dhe Shëndetin, këto raste do të shmangeshin dhe nuk do të ndodhnin shpesh.

Madje, ai potencon faktin që gjobat që i marrin këta pronarë nga Gjykatat ose inspektorët janë të buta dhe se duhet të ashpërsohen.

Ky aksion i nisur në fillim të javës do të zgjasë gjithsej 15 ditë dhe do të zhvillohet në shtatë rajone.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026