Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha të mërkurën se Irani do të marrë pjesë "me siguri" në Kupën e Botës 2026, pavarësisht luftës në Lindjen e Mesme.
"Irani po vjen me siguri. Shpresojmë që deri atëherë situata të jetë paqësore, dhe kjo do të ndihmonte patjetër ", tha Infantino në një konferencë ekonomike të organizuar nga transmetuesi CNBC.
Infantino kishte bërë komente të ngjashme në mars, kur mori pjesë në një ndeshje miqësore Iran- Kosta Rikë në Antalia të Turqisë, edhe pse Presidenti i SHBA-së Donald Trump kishte sugjeruar më parë se lojtarët iranianë mund të mos ishin “të sigurt” në Shtetet e Bashkuara.
Irani është planifikuar të luajë tre ndeshjet e Grupit G në Shtetet e Bashkuara - dy në Los Angeles, një në Seattle - me bazën e tyre për turneun në Tucson, Arizona.Irani ngriti mundësinë e një "bojkoti" të garës përpara se t'i kërkonte FIFA-s të zhvendoste ndeshjet e saj nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë, një kërkesë që organi qeverisës botëror e hodhi poshtë.