Spektakël në tribunat e stadiumit për nder të Muriqit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spektakël në tribunat e stadiumit për nder të Muriqit
New Project - 2026-04-21T171427.774
21/04/2026 - 20:17
Linku u kopjua

Stadiumi "Son Moix" është shndërruar në një arenë festive përpara fillimit të sfidës jetike ndaj Valencias, ku tifozëria vendase ka shpalosur një koreografi madhështore kushtuar idhullit të tyre, Vedat Muriqit.

Me mbishkrimin domethënës "Isla Pirata" (Ishulli i Piratëve), në tribunën qendrore u ngrit një flamur gjigant ku shfaqej portreti i sulmuesit kosovar me festimin e tij karakteristik që tashmë është kthyer në simbol të klubit.

Ky akt mirënjohjeje nga mbështetësit spanjollë vjen si dëshmi e peshës që "Piratin" ka jo vetëm në fushë, por edhe në zemrat e komunitetit të Mallorcas, duke u shndërruar në figurën kryesore të rezistencës së tyre në La Liga.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026