I ofrohet puna italiane Guardiolës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
I ofrohet puna italiane Guardiolës
New Project - 2026-07-20T144323.048
20/07/2026 - 14:43
Linku u kopjua

Pep Guardiola mund të jetë emri i radhës në krye të Kombëtares së Italisë.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Paolo Maldini dhe Leonardo kanë zhvilluar një takim me trajnerin spanjoll në Barcelonë, me synimin për ta bindur që të pranojë postin e përzgjedhësit të “Azzurrëve”.

Raportohet se takimi ka zgjatur gjatë fundjavës së kaluar, ndërsa dyshimet për këtë u shtuan pasi në rrjetet sociale u publikuan fotografi të Maldinit dhe Leonardos në Barcelonë.

Më pas, Di Marzio konfirmoi se mes tyre dhe Guardiolës është diskutuar mundësia e drejtimit të përfaqësueses italiane.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë marrëveshje apo siguri se Guardiola do ta pranojë ofertën. Përveç tij, në listën e kandidatëve për pankinën e Italisë vazhdojnë të përmenden edhe Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026