Malisheva shkatërron Ballkanin, Drenica mposht liderin në Superligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Malisheva shkatërron Ballkanin, Drenica mposht liderin në Superligë
New Project - 2026-04-19T140748.091
19/04/2026 - 17:11
Linku u kopjua

Xhiroja e 29-të e Albi Mall Superligës ka prodhuar rezultate që pak kush i kishte parashikuar, duke shkaktuar një "tërmet" të vërtetë në renditjen tabelare.

Surpriza më e madhe u regjistrua në Skenderaj, ku Drenica mposhti liderin e kampionatit, Dritën, me rezultatin minimal 1-0, duke marrë tri pikë jetike për mbijetesë. Megjithatë, goditjen më të rëndë e mori Ballkani, i cili u mposht në udhëtim te Malisheva me rezultatin e thellë 4-2, në një ndeshje ku kampionët në fuqi përfunduan edhe me një lojtar më pak pas kartonit të kuq.

Ndërkohë, në Gjilan, Dukagjini arriti një fitore dramatike 2-3 ndaj vendasve, duke konfirmuar formën e mirë të skuadrave mysafire në këtë pasdite plot emocione.

Pavarësisht humbjes, Drita mbetet në krye të tabelës me 54 pikë, pas tyre Ballkani, i cili renditet i dyti me 49 pikë.

Fitorja e Malishevës e ngjit këtë skuadër në kuotën e 43 pikëve, duke barazuar Gjilanin në pozitat 4 dhe 5, çka e bën luftën për zonën evropiane jashtëzakonisht të hapur.

Në fundin e tabelës, fitorja e Drenicës i dërgon ata në 35 pikë, duke krijuar një distancë sigurie nga zona e rrezikut të drejtpërdrejtë, ku mbeten Llapi, Ferizaj dhe Prishtina e Re.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026