Grian Serrano po konsiderohet si njëri nga njerëzit më me fat në Venezuelë.
Por, nga tash e tutje, ai nuk dëshiron të jetë kështu i bekuar.
Serrano ka arritur t’u mbijetojë dy prej fatkeqësive natyrore më të rënda në historinë e Venezuelës.
E para ishte rrëshqitja shkatërrimtare të dheut që goditën shtetin bregdetar La Guaira në vitin 1999.Ai po rikuperohet nga përjetimi dramatik që kaloi të mërkurën e kaluar, së bashku me djalin dhe nënën e tij.
Të tre mbetën të bllokuar nën rrënoja pasi u shemb pallati tetëkatësh ku jetonin, në qytetin Caraballeda të shtetit La Guaira, që ishte zona më e goditur nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5.
Sipas qeverisë venezueliane, dy tërmetet kanë shkaktuar më shumë se 1.700 viktima dhe mbi 5.000 të plagosur. Qindra ndërtesa janë shembur ose kanë pësuar dëme të mëdha, kryesisht në La Guaira. Dëme të konsiderueshme janë raportuar edhe në kryeqytetin Caracas dhe në shtetet Carabobo, Miranda, Aragua dhe Yaracuy.
Duke folur nga shtëpia e vëllait të tij në Karakas, Serrano kujtoi se si mendja iu kthye menjëherë tragjedisë së 15 dhjetorit 1999, kur u zgjua nga britmat e punonjëses së shtëpisë, e cila kishte parë lumin pranë shtëpisë që kishte dalë nga shtrati pas disa ditësh reshjesh të dendura.
Nga dritarja e apartamentit ai pa lumin e fryrë që merrte me vete pemë, shkëmbinj gjigantë dhe automjete me njerëz të bllokuar brenda, të cilët godisnin xhamat dhe kërkonin ndihmë.
Frika u zbut vetëm në agim, kur reshjet pushuan dhe niveli i ujit filloi të binte. Pasi pritën më kot ndihmë, familja kaloi mes baltës, gurëve, mbeturinave dhe pemëve të rrëzuara për të arritur në shtëpinë e gjyshërve në një lagje pranë.
Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të vitit 1999, të njohura si “Tragjedia e Vargasit”, shkaktuan vdekjen e 782 personave, ndërsa rreth 2.000 të tjerë u raportuan të zhdukur.
“Nuk është normale që gjëra kaq të tmerrshme të ndodhin në të njëjtin vendi. Nuk do të jetojë më kurrë në La Guaira. Ka ndodhur dy herë tashmë”, tha ai, duke shtuar se ka nisur të mendoj që nëse do të ketë një herë të tretë, ai nuk do ta fitojë betejën, sërish.