Historike: Kepi i Gjelbër barazon ndaj favoritit të kupës Spanja
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Historike: Kepi i Gjelbër barazon ndaj favoritit të kupës Spanja
Ka ndodhur një nga befasitë më të mëdha të fazës së grupeve në Kupën e Botës.
Kombëtarja e Kepit të Gjelbër ka arritur një rezultat historik në ndeshjen e tyre të parë në një kampionat botëror, duke barazuar pa gola (0-0) favoritwt e mëdhenj, Spanjën.
Për shtetin e vogël afrikan, ky barazim ndaj kampionëve në fuqi të Evropës vlen sa një fitore dhe hyn direkt në librat e historisë së futbollit të tyre.
Ndeshja u karakterizua nga një dominim i Spanjës, por lojtarët e Kepit të Gjelbër rezistuan me mbrojtje të çeliktë dhe me një performancë të jashtëzakonshme të portierit Vozinha. Ferran Torres goditi shtyllën në pjesën e parë, ndërsa tentativat e njëpasnjëshme të Mikel Oyarzabal dhe Marc Cucurella u ndalën me mjeshtëri nga gardiani afrikan.
Në pjesën e dytë, trajneri spanjoll Luis de la Fuente tentoi gjithçka, duke përfshirë në lojë edhe yllin Lamine Yamal në minutën e 71-të, si dhe Nico Williams e Dani Olmo, por pa sukses.
Madje, në minutat shtesë të ndeshjes (90+1'), Kepi i Gjelbër për pak sa nuk shkaktoi tërmetin e plotë, kur goditja e fuqishme me kokë e Diney Borges u prit në mënyrë perfekte nga portieri spanjoll.
Ky 0-0 i jep një pikë të artë dhe të paharrueshme Kepit të Gjelbër, duke hapur plotësisht llogaritë në grup.
KosovaPress