Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se ekspozita e Shkëlzen Gashit në sheshin e Prishtinës, është propagandë e aparatit kriminal serb mbi masakrën e burgut të Dubravës.
Hasani i cili asaj kohe kishte qenë i burgosur në Dubravë, tha se kjo është fyerje për viktimat, të burgosurit e të mbijetuarit të asaj masakre, por mbi të gjitha tha se është fyerje për të vërtetën e historisë sonë.
“Sot po flas si dëshmitarë në masakrën e burgut të Dubravës, si njëri prej atyre që kanë qenë brenda burgut dhe në burgjet e Serbisë, që kam parë se çka ka bërë shteti serb mbi trupat dhe jetët tona brenda burgut. Ajo që është prezantuar në këtë ekspozitë me datë 24 mars nuk është vetëm gabim, është prezantim i qëllimshëm i deklarimeve të UDB-ës të asaj kohe. Kjo është fyerje për viktimat e të burgosurit, e mbijetuarit, fyerje për të vërtetën në masakrën e burgut të Dubravës. Ai pas 27 viteve në sheshin e Prishtinës propagandën e aparatit kriminal serb mbi masakrën. Kërkim falja e Shkëlzenit nuk riparon dëmin e shkaktuar për shtetin tonë”, tha Hasani.