Helmimi i disa personave në Han të Elezit, intervistohet pronari i lokalit
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Helmimi i disa personave në Han të Elezit, intervistohet pronari i lokalit
(HELMIM)_Hani i Elezit
16/07/2026 - 10:13
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka intervistuar pronarin e një lokali në Han të Elezit, pasi dyshohet se disa persona janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në biznesin e tij.

Sipas policisë, rasti lidhet me një ngjarje të 13 korrikut, ndërsa pronari është intervistuar më 15 korrik në cilësinë e të dyshuarit.

Me autorizim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale "Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë", ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Rreth 80 persona dyshohet se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit fast-food në Han të Elezit.

Ushqimet nga të cilat dyshohet se janë helmuar janë picat dhe sendviqët.

Të mërkurën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur për KosovaPress, se nga 13 korriku deri më 15, janë trajtuar rreth 80 persona me simptoma të diarresë dhe vjelljes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026