Plagosja në Podujevë, policia gjen fishekë dhe armë në shtëpitë e të dyshuarve
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Plagosja në Podujevë, policia gjen fishekë dhe armë në shtëpitë e të dyshuarve
Foto Ilustruese
Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me armë zjarri që ndodhi të enjten rreth orës 13:40 në Podujevë.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në raportin 24-orësh.
Aty është bërë e ditur se tre nga të plagosurit janë të dyshuar të përfshirë në rast, ndërsa i katërti është një kalimtar i rastit. Të gjithë kanë marrë trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja.
Por, arsenal armësh u gjet gajtë bastisjeve në shtëpitë e tyre.
“Me urdhër të prokurorit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurtra me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë”, bëhet e ditur në raport.
Rasti është iniciuar si "Vrasje e rëndë në tentativë", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Asgjësim apo dëmtim i pasurisë", ndërsa hetimet po vazhdojnë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.