Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
haradinaj280426
28/04/2026 - 18:59
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e presidentit e cila pritet të nis në orën 19:00.

Haradinaj para gazetarëve deklaroi se si parti janë përjashtuar prej bashkëpunimit për të gjetur zgjidhje në këtë drejtim.

“Ne realisht na kanë përjashtuar prej bashkëpunimit për të gjetur një zgjidhje. Ndoshta sikur të kishim qenë pjesë e procesit nga fillimi ndoshta kishim mundur me i ndihmuar,  ajo që është me rëndësi është të mos vazhdohet me shkelje të Kushtetutës e votimit pa kuorum, sepse e çon vendin në drejtim të rrezikshëm.... Nuk jemi pjesë e seancës. Kjo është lëvizje pa konsultë, pa dakordim, pa marrëveshje”, tha ai.

I pyetur se a i dëgjoi kritikat e kryeministrit, Albin Kurti që i drejtoi opozitës gjatë një konference për medie që ai mbajti sot, kreu i AAK-së tha se ka kohë që nuk i sheh fjalimet e shefit të ekzekutivit kosovar.

Edhe 5 orë kalon afati kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të vendit. Nëse nuk ka zgjidhje të kësaj çështjeje vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kandidate për presidente janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha./B. Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026