Zgjedhja e presidentit, Kurti do t’i intensifikojë përpjekjet gjatë kësaj jave, thotë Nagavci
Tjera
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjedhja e presidentit, Kurti do t’i intensifikojë përpjekjet gjatë kësaj jave, thotë Nagavci
Arberi nagavci1234
14/04/2026 - 14:08
Linku u kopjua

Kryeministri, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të vazhdojë angazhimet e tij për zgjedhjen e presidentit, tha shefja e deputetëve të kësaj partie, Arbërie Nagavci.

Ajo tha se Kurti në ditët në vijim do të mbajë takime, siç tha, për të arritur një pajtueshmëri në Kuvend për të parin e vendit.

Sipas saj, zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri, për dallim nga zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit.

“Kryeministri Kurti është duke vazhduar angazhimet e tij dhe besoj se në ditët e mbetura të arrijmë një pajtueshmëri, mbështetje dhe propozime konkrete për zgjedhjen e presidentit... Një palë zgjedhje të reja jo vetëm që janë të panevojshme, por janë të padrejta dhe nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri”, tha ajo.

Kuvendi ka afat deri më 28 prill për ta zgjedhur presidentin, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026