Haradinaj kritikon Kurtin: Pas gjashtë vjetësh qeverisje, Kosova mbetet e varur nga importi
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Haradinaj kritikon Kurtin: Pas gjashtë vjetësh qeverisje, Kosova mbetet e varur nga importi
Ramush-Haradinaj-AAK-Konferenca-10-of-12-2
Foto Arkiv
15/06/2026 - 11:50
Linku u kopjua

Kryetari i nderit i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për, siç tha ai, mungesën e investimeve strategjike në sektorin e energjisë gjatë viteve të qeverisjes së tij.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj shkroi se Qeveria Kurti kishte premtuar transformim dhe pavarësi energjetike, por sipas tij, rezultatet nuk i kanë përmbushur pritjet.

Ai deklaroi se Kosova vazhdon të mbetet importuese neto e energjisë elektrike dhe se nuk është ndërtuar asnjë termocentral i ri, as central me gaz dhe as kapacitete të reja bazike prodhuese që do të garantonin sigurinë afatgjatë energjetike të vendit.

Duke iu referuar të dhënave që ka publikuar, Haradinaj tha se në vitin 2024 Kosova ka prodhuar rreth 6,059 GWh energji elektrike, ndërsa konsumi ka qenë rreth 6,611 GWh, duke rezultuar me deficit prej mbi 550 GWh.

Sipas tij, gjatë periudhës nga janari i vitit 2021 deri në mars të vitit 2026 janë shpenzuar mbi 923 milionë euro për importe të energjisë elektrike, që sipas tij është dukshëm më shumë krahasuar me periudhën paraprake.

Ish-kryeministri Haradinaj ngriti edhe çështjen e investimeve në rrjetin e transmetimit, duke pretenduar se gjatë pesë viteve të fundit nuk është ndërtuar asnjë nënstacion i ri 400 kV apo 220 kV dhe nuk është realizuar asnjë projekt madhor që do të rriste kapacitetet e sistemit elektroenergjetik.

Në reagimin e tij, ai kujtoi edhe arritjet që i atribuoi qeverisjes së tij në fushën e energjisë, duke përmendur krijimin e Bllokut Rregullues Kosovë-Shqipëri, marrëveshjen e KOSTT-it me ENTSO-E dhe njohjen ndërkombëtare të zonës rregulluese të Kosovës.

“Problemi nuk është çfarë ka bërë Ramush Haradinaj në vitin 2018. Problemi është çfarë nuk keni bërë ju deri në vitin 2026”, ka deklaruar ai.

Haradinaj tha se energjia matet me kapacitetet e ndërtuara, rrjetin transmetues dhe sigurinë e furnizimit për qytetarët, duke shtuar se historia do të gjykojë rezultatet e secilës qeveri në këtë sektor.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026