Haxhiu: Po presim nëse vijnë deputetët e opozitës, kam vepruar në përputhje me Kushtetutën
1-First
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Haxhiu: Po presim nëse vijnë deputetët e opozitës, kam vepruar në përputhje me Kushtetutën
Kuvendi1234
28/04/2026 - 23:35
Linku u kopjua

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu edhe në vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit ka ftuar deputetët e partive opozitare të reflektojnë dhe t’i lënë anash barrikadimet e të marrin pjesë në  këtë seancë.

Haxhiu tha se këto janë minutat e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës apo minutat e fundit të legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës.

“Siç po e shihni jemi në minutat e fundit të zgjedhje së presidentit të Kosovës apo thënë më saktë në minutat e fundit të kësaj legjislature të 10-të të Kuvendit të Kosovës. Edhe përkundër thirrjes së vazhdueshme edhe në seancën e filluar dje edhe në seancat e sotme pra thirrjet qwë deputetët e Kuvendit të jenë të pranishëm në seancë të jashtëzakonshme me të vetëm pikë të rendit të ditës zgjedhjen e presidentit ë vendit siç po e shihni  opozita, deputetët e PDK, LDK, AAK Listës Serbe Duda Balje Adem Hoxha nuk janë të pranishëm as në këtë seancë. Pra, as në përpjekjen e fundit për ta zgjedhur presidentin e vendit sipas obligimeve kushtetuese. Po presim nëse deputetët  i përgjigjen pozitivisht thirrjes sime dhe i lënë anash barrikidmet  dhe i kthehen konstrukivitetit dhe interesit qytetar”, tha ajo.

Kryekuvendarja, Albulena Haxhiu tha se si kryetare e Kuvendit ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë e saj.

Ndërsa, për akuzat se ajo po bënë puçe dhe po cenon rendin kushtetues deklaroi se duhet të kërkohet falje.

“Fatkeqësisht mungon vullneti i deputetët të Kuvendit si kryetare  e Kuvendit   kam vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë e mija ato që më takojnë pra të  bazuara në Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit duke ndërprerë seancën me qëllimin  e vetëm të vazhdojmë sot disa herë në funksion të përmbylljes pozitive të këtij procesi duke e zgjedhur presidentin e vendit, por edhe përkundër kësaj jam ballafaquar  me akuza se po cenoj rendin kushtetues dhe po bëjë puçin institucional e gjithçka që iu ka rëndë në mend siç duket krejt kjo ka qenë qëllimi që të krijohet konfuzion, tension të dëmtohet imazhi apo legjitimiteti i institucioneve të Kosovës. Të paktën ata që kanë akuzuar për puç e çka nuk iu ka rënë ndër mend do të duhej të kërkonin falje publike”, tha ajo./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026