Nagavci: Kërkoj nënshkrimet nga LDK-ja, qoftë edhe për Osmanin
2-Second
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nagavci: Kërkoj nënshkrimet nga LDK-ja, qoftë edhe për Osmanin
nagavc1234
27/04/2026 - 17:41
Linku u kopjua

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka kërkuar 15 nënshkrime të Lidhjes Demokratike të Kosovës për cilindo propozim të tyre për president, qoftë edhe për Vjosa Osmanin.

Ajo tha se deri tani LDK nuk ka sjell asnjë nënshkrim për president.

“Nuk kam pranuar asnjë nënshkrim ndonëse ne kemi qenë të gatshëm që me nënshkrimet tona të shtojmë plotësimin e kushtit që të jenë së paku 30 nënshkrime. Arsyeja pse kemi kërkuar tre kandidatë që të gjithë deputetët të bëheshin pjesë e zgjedhjes së presidentit.. Përtej deklarimet që i kanë 15 nënshkrime ato duhet të shihen, unë kam tashmë të gatshëm nënshkrimet edhe për seancë dhe për president, nuk mjafton deklaratat. Unë kam pritur që të më ofrohen 15 nënshkrimet në mënyrë që të plotësojmë edhe nënshkrimet tjera”, tha Nagavci.

Nagavci akuzoi partitë opozitare, siç tha, dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme, nuk i duhen askujt. Partitë që po heqin dorë me kaq lehtësi edhe nga propozimet konkrete dhe nga transparenca çfarë nënkuptojnë në marrëveshje politike.. situata është serioze bëhet fjalë përveç kostos financiare bëhet fjalë për projekte të shumta dhe marrëveshje me interes për qytetarët, të mos dërgohet vendi dhe njëherë në zgjedhje të reja”, tha ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026