Talenti i Real Madridit, Endrick, i cili aktualisht është i huazuar te Lyon, ka ndezur gjakrat në "Parc des Princes" pas festimit të tij provokues në fitoren shokuese 2-1 ndaj Paris Saint-Germain.
19-vjeçari brazilian shënoi që në minutën e gjashtë dhe menjëherë nisi një kërcim tallës direkt para ultrasve të PSG-së, gjest ky që u prit me vërshëllima masive dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale.
"Dëshiroja që ekipi im të qëndronte i fokusuar dhe ai të ndalonte ato gjeste drejt tifozëve tanë. Kur bën gjëra që nuk lidhen me futbollin, kjo më irriton", deklaroi Hakimi pas ndeshjes.
Përveç dramës së festimit, kjo fitore është një hap gjigant për Lyonin e Paulo Fonsecas në garën për një vend në Champions League, duke u ngjitur në pozitën e katërt.Në anën tjetër, ky dështim e lë PSG-në me vetëm një pikë avantazh ndaj Lensit në krye të tabelës, duke e bërë garën për titull në Ligue 1 më të hapur se kurrë pas "shfaqjes" që dhuroi braziliani i Madridit në zemër të Parisit.