Erling Haaland ka vendosur presionin mbi Anglinë para përballjes së madhe mes Norvegjisë dhe “Tre Luanëve” në çerekfinalen e Kupës së Botës, duke e cilësuar kundërshtarin si favorit të qartë të ndeshjes.
Sulmuesi i Manchester Cityt ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Norvegjisë në këtë Botëror, duke shënuar shtatë gola në katër paraqitje dhe duke ndihmuar kombëtaren e tij të arrijë fazën çerekfinale për herë të parë pas 28 vitesh.
“Është një ndeshje speciale. Për mua është edhe më e veçantë, sepse luaj në Angli dhe kam lindur në Angli. Gjithashtu do të luaj kundër shokëve të skuadrës. Do të jetë një ndeshje interesante dhe e bukur”, deklaroi Haaland.
Pavarësisht suksesit të Norvegjisë, sulmuesi 25-vjeçar beson se presioni më i madh është mbi Anglinë, e cila para turneut ishte ndër favoritët kryesorë për trofeun.Norvegjia ka befasuar në këtë Botëror, ndërsa Haaland pranoi se edhe për të ishte e papritur që skuadra të arrinte deri në këtë fazë të garës.
“Nuk e prisja, të jem i sinqertë. Të jesh në çerekfinale të Kupës së Botës me Norvegjinë është diçka shumë speciale. Të mposhtësh Brazilin dhe më pas të luash ndaj Anglisë në një Botëror është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.