Peja pret turneun memorial të boksit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Peja pret turneun memorial të boksit
Federata e Boksit e Kosovës po vazhdon me aktivitetet sipas kalendarit për vitin 2026, duke organizuar gara dhe ngjarje sportive në funksion të zhvillimit të këtij sporti në vend.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, më 30 maj do të mbahet turneu memorial i boksit “Zijadin Rama”, i organizuar nga Klubi i Boksit “BESA”.
Ngjarja do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Karagaqi”, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e boksierëve nga grupmosha të ndryshme, si në konkurrencën e djemve ashtu edhe të vajzave.
Sipas programit të paraparë, matja peshimi i sportistëve dhe sportisteve do të mbahet nga ora 09:00 deri në 10:00, ndërsa turneu do të nisë zyrtarisht në ora 13:00.
Turneu synon të promovojë talentet e reja dhe të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të boksit në Kosovë, duke përforcuar vlerat sportive dhe frymën garuese.
Në këtë aktivitet do të ndajnë drejtësinë gjyqtarët Agim Tahiraj, Safet Sylaj, Filip Nue, Fatlum Agushi dhe Ylber Qorri, ndërsa delegat i turneut do të jetë Halil Kurhasku.
Tutje, Federata e Boksit e Kosovës u ka bërë thirrje klubeve sportive, sportdashësve dhe mediave që të jenë pjesë e këtij tuneu memorial, i cili pritet të sjellë duele cilësore dhe atmosferë sportive.
KosovaPress