Real Madridi i pakënaqur me udhëtimin e Bellingham
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Real Madridi i pakënaqur me udhëtimin e Bellingham
Klubi i Real Madridit është shprehur i revoltuar me menaxhimin që trajneri Thomas Tuchel i bëri Jude Bellingham gjatë pushimit ndërkombëtar.
Edhe pse mesfushori 22-vjeçar u grumbullua me Anglinë për miqësoret ndaj Uruguait dhe Japonisë, ai nuk luajti asnjë minutë, duke e bërë klubin spanjoll ta konsiderojë këtë si një "udhëtim të kotë".
Daily Mail raporton se "Los Blancos" janë të habitur që lojtari u detyrua të udhëtonte ndërkohë që ishte ende në fazë rikuperimi nga një lëndim në kofshë, duke mos i shërbyer aspak gjendjes së tij fizike për ndeshjet vendimtare që po vijnë.
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, tashmë përballet me një vendim të vështirë për formacionin para ndeshjes çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munich.
Ndërsa Tuchel mbrojti vendimin e tij duke thënë se nuk donte të rrezikonte një rishfaqje të lëndimit, zyrtarët në Madrid besojnë se mungesa e minutave me kombëtaren "ka bërë shumë pak për ta ndihmuar" lojtarin të gjejë ritmin.
Sipas burimeve nga Daily Mail, ky incident ka krijuar tensione mes klubit dhe federatës angleze vetëm pak muaj para fillimit të Botërorit.
KosovaPress