Grenell vazhdon kritikat: Kurti solli raportet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
​Grenell vazhdon kritikat: Kurti solli raportet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët
2 orë më parë
Linku u kopjua

Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisari special i Donald Trump për misione speciale.

Derisa dje foli mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për RTK për ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama, Richard Grenell sot në një status të ri në X, pati një kritikë tjetër për politikat e kryeministrit aktual Albin Kurti.

Grenell ka dy fjalë për Kosovën pas inaugurimit të Trump • KosovaPress

“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Biden dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli Kosovë-SHBA. marrëdhëniet në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden”, ka shkruar Grenell.

Haradinaj takon Grenell, ja çfarë u bisedua • KosovaPress

Për më tepër, Grenell ka përkujtuar se Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata.

Trump vendos për Richard Grenellin, ia beson këtë pozitë • KosovaPress

Kujtojmë, Grenell dje akuzoi qeverisjen Kurti se “shpenzuan katër vjet duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre.”

Vendosen posterë me Trumpin e Grenellin në Prishtinë • KosovaPress

“Pse nuk u ankuan më parë?”, kishte shkruar Grenell.

Pozitë e opozitë komentojnë emërimin e Grenell si i dërguar presidencial për misione speciale • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025