Goli spektakolar që përfundon gjithqka mes Brazilit dhe Japonisë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Goli spektakolar që përfundon gjithqka mes Brazilit dhe Japonisë
Në një ndeshje dramatike të fazës së 1/16 të Kampionatit Botëror, Brazili ka arritur një fitore 2:1 ndaj Japonisë, duke siguruar kalimin në fazën tjetër, ndërsa japonezët eliminohen pas një paraqitjeje plot zemër dhe disiplinë taktike.
Japonia kaloi e para në epërsi në pjesën e parë me një gol të bukur nga Kaishu Sano, duke befasuar brazilianët dhe duke e kontrolluar mirë ritmin për shumë minuta. Megjithatë, Brazili u kthye fuqishëm në pjesën e dytë, duke barazuar me Casemiron në minutën e 56-të pas një krosimi të saktë dhe presioni të vazhdueshëm në zonë.
Kulmi i ndeshjes erdhi në minutën e 90+5’, kur Gabriel Martinelli shënoi golin vendimtar pas një vendimi të zgjuar të Bruno Guimarães, duke e dërguar topin në rrjetë për 2:1 dhe duke mbyllur gjithçka në favor të Brazilit.
Në fund, Brazili vazhdon më tej në turne, ndërsa Japonia largohet me kokën lart pas një paraqitjeje shumë të fortë ndaj një prej favoritëve të Botërorit.
KosovaPress