Golashënuesi iranian akuzohet për ‘festim me armë’
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Golashënuesi iranian akuzohet për ‘festim me armë’
Mohammad Mohebi
16/06/2026 - 11:58
Linku u kopjua

Golashënuesi iranian Mohammad Mohebi është në qendër të polemikave pas ‘festimit me armë’, kur shënoi golin e barazimit kundër Zelandës së Re. Mesfushori shënoi në minutën e 64-të për t’i siguruar Iranit një pikë në ndeshjen e tyre të parë të Kupës së Botës.

27-vjeçari është kritikuar për sjelljet e tij pas golit, ku ai vendosi dy gishta në krah përpara se të shtrinte dy gishta në dorën e djathtë dhe t’i valëviste ato në ajër.

Momenti ka ndezur zemërim në mediat sociale, me përdorues të shumtë që sugjerojnë se veprimet e Mohebi ishin qëllimisht porvokuese. Nëse gjesti kishte për qëllim të imitonte një armë zjarri mbetet e paqartë.

Ndërkohë, golashënuesi tjetër Ramin Rezaeian pranoi se festimi i tij mbante nuanca politike pasi shënoi golin e parë të barazimit të Iranit, duke tërhequr bluzën mbi fytyrë ndërsa vraponte drejt tifozëve, pavarësisht kësaj, ai refuzoi të jepte detaje pas fishkëllimës së fundit.

“Është diçka politike. Nuk dua të flas për këtë. Ne jemi këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve të futbollit. Nëse ka një problem midis nesh, është midis nesh”, tha ai.

Ekipi pa himnin e tyre kombëtar të fishkëllehej para fillimit të ndeshjes kundër Zelandës së Re, ndërsa tifozët shfaqën gjithashtu flamuj të epokës së vjetër në protestë kundër regjimit aktual në pushtet.

FIFA e ndaloi flamurin dhe pamjet gjithashtu treguan një të tillë që u konfiskua gjatë ndeshjes me Zelandën e Re.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026